Ballina Flash

TOKIO – Hashimoto: Lojërat Olimpike me çdo kusht

TOKIO, 8 shtator /ATSH-AFP/ – Lojërat e Tokios 2020, të shtyra për shkak të koronavirusit, do të zhvillohen vitin e ardhshëm me çdo kusht, duke pasur parasysh përpjekjet e atletëve për të qenë gati, theksoi ministrja japoneze e ngarkuar për organizmin e këtyre Lojërave Olimpike, Seiko Hashimoto. 

Seiko Hashimoto i bëri këto komente një ditë pas deklaratës së John Coates, zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili siguroi që Lojërat Olimpike do të mbaheshin vitin e ardhshëm “me ose pa” COVID-19.

“Për Lojërat e vitit të ardhshëm, atletët vazhdojnë të punojnë shumë në mjediset ku gjenden. Kështu që mendoj se duhet t’i mbajmë me çdo kusht”, theksoi Hashimoto kur u pyet në një konferencë.

“Mendoj se Coates ndjehet i sigurt se Lojërat e Tokios mund të organizohen me një koordinim akoma më të ngushtë të përpjekjeve kundër koronavirusit”, shtoi ajo.

Por kufijtë e Japonisë janë ende kryesisht të mbyllur për vizitorët e huaj dhe vaksinat kundër COVID-19 janë ende në studime klinike, duke nxitur spekulime rreth realizimit të  Lojërave Olimpike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetja për agropërpunimin/ Kantina e verës në Përmet, përfituese e financimit 170 milionë lekë për pajisje dhe teknologji të reja
Artikulli tjetërNxitja e punësimit për të sapodiplomuarit/ Subvencionim me 50% të pagës minimale për 6 muaj