Ballina Aktualitet

Marrëveshja / Xhaçka: Paqja e bashkëjetesa, e ardhmja e Ballkanit

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë duke theksuar se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e Ballkanit.

Xhaçka thotë se ishin të shumtë ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje dhe bënë të pamundurën për të mbërritur në ditën e sotme. Ajo e cilësoi marrëveshjen një hap të madh ndaj sipas saj, sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund.

“Të shumtë ishin ata që se besonin të mundur! Të shumtë ishin dhe ata që marrëveshjen se donin, e bënë gjithçka për ta bërë të pamundur! Por ja që kjo ditë erdhi! Erdhi jo si një mrekulli por si rezultat i vizionit, besimit dhe guximit të atyre që kuptojnë, se paqja e bashkëjetesa janë e vetmja e ardhme që meritojnë qytetarët e mbarë Ballkanit! Faleminderit miqve tanë amerikanë! Përgëzime kryeministrit Hoti e urime gjithë shqiptarëve të Kosovës”, shprehet Xhaçka.

“Sot u hodh një hap i madh dhe sot të gjithë duhet të bashkohemi për ta çuar punën e nisur deri në fund’’, përfundon ajo. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Destatis: Porositë industriale në rimëkëmbje më të ngadaltë nga sa pritej 
Artikulli tjetërCakaj: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjellë