STAMBOLL, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Ekonomia turke u tkurr me 9,9% në tremujorin e dytë të këtij viti, pas pengesave të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Çmimet e konsumit në Turqi u rritën 11,77% në gusht nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, por me një rimëkëmbje të lehtë, treguan të dhënat e qeverisë.
Sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat), shërbimet regjistruan rritjen më të madhe të çmimeve nga viti në vit me 26,9%, pasuar nga shërbimet shëndetësore me 14,68% dhe ushqimet me 13,51%.
Monedha vendase, lira, është duke qëndruar në nivelet më të ulëta historike dhe këtë vit është një nga performueset më të dobëta në tregje./ /os/












