Klima e biznesit, Basha: Do të luftojmë konkurrencën e pandershme

TIRANË, 3 shtator /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot raportin e EuCham, që sipas tij, e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Sipas kryetarit të PD-së, Basha, kjo renditje e raportin e EuCham është tregues i qartë se qeveria ka dështuar.

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në BE për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune”, shprehet ai.

Po ashtu, Basha shtoi se “me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%, do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do t’i japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.