Ballina Flash

Higjiena në mjediset e shkollave/ Këshilla nga ekspertët e ISHP-së

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë ndarë këshilla për higjienën në ambientet e shkollës, në prag edhe të rinisjes së vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve pranë bankave të dijes.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se sanitarët do të përdorin maskë gjatë orarit të punës dhe solucione dezinfektues teksa korridoret do të pastrohen çdo dy orë.

“Sanitaret përdorin maskë gjatë orarit të punës dhe solucione dezinfektues. Korridoret pastrohen çdo dy orë. Tualetet pastrohen dhe dezinfektohen çdo 30 minuta. Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, u hidhet klor sipas udhëzimeve përkatëse çdo ditë. Dorezat e dyerve dhe dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune si dhe parmakët e shkallëve dhe vende të tjera pastrohen dhe dezinfektohen sa më shpesh”, rekomandojnë ekspertët e ISHP-së.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një nga dimensionet e rëndësishme për hapjen e suksesshme të shkollave mbetet mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve nga infeksioni që sjell sëmundjen e COVID-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi më 23 gusht udhëzuesin mbi kujdesin dhe masat anti-COVID-19 të hartuar nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, për hapjen dhe funksionimin e strukturave parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021.

z.tosku/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtësia amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës në masakrën e Gërdecit
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Pandemia ul aksesin për arsimimin e refugjatëve