Ballina Bota

BERLIN – Gjermania gjen prova të qarta të helmimit të Navalny-t

BERLIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Ka prova pa mëdyshje që disidenti rus Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor kimik nga grupi Novichok, tha sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

“Ky është një përfundim i dalë nga testi toksikologjik i kryer në një laborator të veçantë të ushtrisë gjermane, Bundeswehr”, tha Seibert në një deklaratë.

“Është një ngjarje tronditëse që Alexei Navalny është bërë viktimë e një sulmi me një agjent nervor kimik në Rusi”, vazhdoi ai, duke shtuar se kancelarja Angela Merkel është informuar për gjetjet.

Navalny, 44 vjeç, u dërgua në Berlin për mjekim më 22 gusht, dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi.

Ai ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë dekadës së kaluar.

Seibert i bëri sërish thirrje Rusisë që të kryejë një hetim mbi incidentin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 141 të shëruar, 122 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërBSH: Sektori bankar i qendrueshëm, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë