TIRANE, 1 shtator /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i alternuar me vranësira deri në mesditë. Më pas do të ketë kthjellime. Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë reshje shiu, lokalisht shtrëngatë shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në Veri dhe në bregdetin perëndimor.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje- Veriperëndim 1-10 m/sek, pergjatë vijës bregdetare jugore era përkohësisht do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/31 | Shi diell |
| Kukës | 18/29 | diell shi |
| Lezhë | 16/30 | Shi diell |
| Dibër | 17/26 | diell shi |
| Durrës | 20/28 | Shi diell |
| Tiranë | 21/30 | Shi diell |
| Elbasan | 21/32 | Diell shi |
| Berat | 17/30 | Diell shi |
| Vlorë | 18/29 | Shi diell |
| Korçë | 15/27 | diell shi |
| Gjirokastër | 14/32 | Re diell |
| Sarandë | 15/26 | Re diell |
/e.m/




















