Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Gjermania e vendosur të përfundojë Nord Stream 2

BERLIN, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel ripohoi vendosmërinë e qeverisë gjermane për të përfunduar ndërtimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 nga Rusia, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për ta ndërprerë projektin.

“Ne nuk i konsiderojmë të ligjshme këto sanksione jashtëterritoriale, pra ato që shkojnë përtej territorit të SHBA-së”, tha Merkel në Stralsund, duke iu referuar sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj subjekteve të lidhura me tubacionin Nord Stream 2.

Sipas SHBA-së, tubacioni i Detit Baltik do të rrisë varësinë e BE-së nga Rusia për këtë mall, duke i dhënë Moskës një fuqi më të madhe politike në kontinent dhe një mjet për të ndërprerë furnizimet e energjisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – KE: Italia të zbatojë reforma reale
Artikulli tjetër“Humbës kronikë”/ Sa më shumë të shohim tek ata, aq më pak kërkojmë nga vetja