Ballina Bota

BRUKSEL – BE forcon regjimin e kontrollit të llojit të automjeteve

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Rregullat e reja në lidhje me kontrollin dhe miratimin e llojit të automjeteve do të hyjnë në fuqi në Bashkimin Europian të martën, pesë vjet pas skandalit Dieselgate.

“Organet kombëtare që verifikojnë standardet e sigurisë dhe mjedisit në automjetet e modelit të ri, të destinuara për tregjet e BE-së, do të auditohen”, tha KE në një njoftim për shtyp.

“Autoritetet kombëtare duhet t’i nënshtrohen rishikimit të kolegëve, për të siguruar qëndrueshmëri në të gjithë Bllokun”, vazhdon njoftimi.

Nga e marta, do të vendosen gjoba deri në 30 000 euro për automjet, nëse zbulohen shkelje nga KE ose nga vendet anëtare të BE-së.

Për herë të parë, një në 40 000 makina do të kontrollohet pas blerjes, për t’u siguruar që ato ende funksionojnë në mënyrën që tregon klasifikimi i tyre mjedisor dhe i sigurisë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria e bukur/ Vlora pamje spektakolare nën perëndimin e diellit
Artikulli tjetërRIGA – Vendet Baltike shpallin Lukashenkon “persona non grata”