TRIPOLI, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria libiane e Marrëveshjes Kombëtare (GNA), e njohur nga OKB-ja, pezulloi sot ministrin e Brendshëm, duke theksuar se ai do të merret në pyetje rreth shkeljeve të bëra kohët e fundit kundër protestuesve në kryeqytetin e vendit, Tripoli.
“Fathi Bashagha do të përballet me Këshillin Presidencial brenda 72 orësh”, tha GNA në një dekret.
Qeveria shtoi se hetimi do të shqyrtojë lejen dhe mbrojtjen e ofruar për protestuesit, deklaratat e lëshuara nga Ministria për protestat në Tripoli dhe qytete të tjera gjatë javës së kaluar dhe çdo shkelje të kryer ndaj protestuesve.
Tripoli dhe qytete të tjera janë përfshirë kohët e fundit nga protesta, nëpërmjet të civale kërkohen reforma politike dhe ekonomike./ /ervo/























