Ballina Bota

RUSI – Vaksina antiCOVID-19 Sputnik V hyn në qarkullim

MOSKË, 28 gusht /ATSH-ANSA/ – Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit Sputnik V, zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në epidemiologji dhe mikrobiologji, ka filluar të mbërrijë në spitale, deklaroi ministri rus i Shëndetësisë Mikkhail Murashko.

“Sot, një armë e dukshme është shfaqur në vendin tonë, kjo vaksinë ka filluar të hyjë në qarkullim duke përfshirë këtu faqen e internetit të Bashkisë së Moskës, ku regjistrimi për pjesëmarrje në provat klinike të Fazës 3 është hapur”, deklaroi ai.

“Studimi do të jetë edhe më i gjerë, gati 40 000 persona do të marrin pjesë”, theksoi Murashko.

“Dorëzimet në strukturat mjekësore janë pjesë e fazës 3 të provave klinike të vaksinës”, shtoi ai.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin mbështeti dje vendimin e tij për të ndjekur me shpejtësi miratimin e vaksinës së re antiCOVID-19 të vendit të tij, duke theksuar se një vaksinë e dytë do të ishte e gatshme në shtator.

“Ne e kemi bërë këtë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjin rus”, theksoi Putin në një intervistë për kanalin televiziv “Rossiya 1”./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak69-vjetori i lindjes/ Behgjet Pacolli, njeriu special që nuk mund të kyçet në kornizën klishe të biznesmenit politikan
Artikulli tjetërMeta përulet para bustit të poetit Ali Asllani: Poezitë e tij aktuale në çdo kohë