Ballina Bota

COVID-19 – Greqia zgjat periudhën e izolimit në kampet e migrantëve

ATHINË, 28 gusht /ATSH-AFP/ – Greqia njoftoi sot zgjatjen deri më 15 shtator të periudhës së izolimit për kampet e migrantëve në pikat hyrëse në Europë, në ishuj dhe në kufirin tokësor të vendit, i cili po përjeton një ringjallje të rasteve të COVID-19.

“Izolimi i kampeve, që hyri në fuqi më 21 mars, do të zgjatet deri më 15 shtator, për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e rasteve të koronavirusit”, njoftoi Ministria e Migracionit.

Prania e më shumë se 24 000 azilkërkuesve në kampe josanitare, me një kapacitet pritjeje më pak se 6 100 vende, të vendosura në pesë ishujt e Detit Egje, është një burim shqetësimi për autoritetet.

Edhe ardhjet e reja në ishujt grekë i nënshtrohen karantinës në struktura të veçanta, në mënyrë që të mos rrezikohet ndotja e të gjithë kampit.

Greqia, me 254 vdekje nga COVID-19, nuk është prekur aq rëndë sa vendet e tjera europiane dhe nuk ka regjistruar viktima në kampet e migrantëve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës, në nëntor kushte optimale për 711 nxënës
Artikulli tjetërRindërtimi në Durrës/ Shemben dy pallate në Vadardhë