Ballina Flash

Këshilla për pushuesit/ Si të lahemi në det të sigurtë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/  Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë kujdes gjatë frekuentimit të plazhit nga ana e pushuesve në kuadër të situatës COVID-19.

Ata rekomandohen që të lahen në zona të mbikqyrura si dhe të respektojnë rregullat e sigurisë. Sipas tyre, duhet marrë informacion paraprak mbi kushtet meteoroologjike teksa fëmijët këshillon të mos lahen asnjëherë vetëm por të mbikqyrur nga prindërit.

‘Lahuni në zona të mbikqyrura dhe respektoni rregullat e sigurisë. Mos mbivlerësoni aftësitë tuaja fizike. Në cdo aktivitet ujor përdorni mjetet mbrojtëse të sigurisë dhe informohuni më parë mbi kushtet meteorologjikë ose gjendjen e detit, lumit, liqenit, pishinës.

Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikqyrje e vazhdueshme për ta’, rekomandon ndër të tjera ISHP-ja.  z.tosku

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Altmaier: Të zgjasim ndihmën për bizneset e vogla dhe të mesme
Artikulli tjetërKosovë/ 9 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19