VJENË, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Kreu i OKB-së për Armët Bërthamore, Rafael Grossi, do të vizitojë Teheranin të hënën për bisedime të nivelit të lartë, në lidhje me inspektimet në vendet e dyshuara bërthamore, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Për muaj të tërë, inspektorët e IAEA-s janë ndaluar të vizitojnë dy vendet, ku dyshohet se janë përdodur materiale bërthamore në të kaluarën.
“Unë kam vendosur të shkoj personalisht në Teheran, në mënyrë që të forcoj rëndësinë e bashkëpunimit”, tha Grossi në një deklaratë.
Kjo do të jetë vizita e parë e Grossi-t në Teheran, që kur ai mori detyrën në dhjetor.
Vizita e tij vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-ja kërkoi në OKB rivendosjen e sanksioneve për Iranin.
Masa kundërshtohet nga BM, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, pesë fuqitë e mbetura palë në paktin e vitit 2015, pas tërheqjes së SHBA-së në vitin 2018./ /ervo/


















