Ballina Bota

MOSKË – Rusia lejon evakuimin e Navalny-t për trajtim

MOSKË, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Zyrtarët rusë të Shëndetësisë lejuan sot evakuimin për trajtim në Gjermani të aktivistit të opozitës, Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital siberian.

“Navalny mund të transportohet tani, sepse gjendja e tij është stabilizuar”, tha Anatoly Kalinichenko, një zyrtar i lartë në spitalin e Omskut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

“Transporti nga spitali rus planifikohet të bëhet brenda ditës”, shtoi ai.

Zyrtari rus theksoi se refuzimi i mëparshëm për evakuimin e Navalny-t u bë për shkak të gjendjes së tij të paqëndrueshme./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi uron kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi: Rizgjedhja, tregues i lidershipit tuaj të sprovuar
Artikulli tjetërRindërtimi/ Shkolla fillore dhe kopshti në Perlat të Durrësit do të rihapin dyert më 26 nëntor