Ballina Flash

Gjatë 7 muajve, mbi 3 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ 3291 procedura kardiologjike janë kryer gjatë periudhës janar-korrik 2020 pavarësisht situatës së pazakontë të pandemisë.

Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e Angioplastikës Koronare, Angiografisë Koronare dhe vendosja e Pacemaker Definitiv është një shërbim që mbulohet 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, janë kryer 1.709 Angiografi Koronare, 1.422 Angioplastikë dhe 181 pacemaker definitiv.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit. z.tosku//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë/ Finalizohet operacioni “Alliasi”, arrestohen 3 persona dhe një shpallet në kërkim
Artikulli tjetërPa radhë, pa kosto/ e-Albania lehtëson mënyrën e aplikimit për qytetarët