TIRANË, 19 gusht/ATSH/Më shumë se 1 mijë të moshuar kanë përfituar paketën e kataraktës, ndërhyrjen dhe lentet falas në gjysmën e parë të këtij viti.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se mbi një mijë të moshuarit kanë mundur të bëhen përfitues të këtyre paketave falas pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë.
Gjatë vitit 2019, shërbimi u përfitua falas nga 2631 pacientë. Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ul shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente. Ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.
Paketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet falas, i është shtuar paketave të shërbimeve shëndetësore pa pagesë për qytetarët në janar të 2019-ës. z.tosku//a.a/






















