SHKUP, 18 shkurt /ATSH-MIA/ – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi sot arritjen e marrëveshjes për formimin e shumicës parlamentare, formimit të qeverisë dhe ndarjen e ministrave me BDI-në.
“E saktësuam dhe e konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm mes LSDM-së, koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së”, tha Zaev.
“U arrit marrëveshja e koalicionit për krijimin e shumicës parlamentare, për ndarjen e përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë me mandat të plotë, që në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, vazhdoi ai, duke shtuar se do të jetë ai kreu i qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Zaev theksoi se marrëveshja do të paraqitet edhe para partive të tjera, që janë pjesë e koalicionit “Mundemi”, si edhe para PDSH-së, si partnere e ardhshme qeveritare./ /ervo/























