Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni zgjeron sanksionet kundër “Huawei”

UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Uashingtoni forcoi sërish tonin kundër gjigantit kinez të teknologjisë, “Huawei”, duke zgjeruar sanksionet ekzistuese në degët e tij ndërkombëtare.

“SHBA ka ndaluar 38 filialë ndërkombëtarë të “Huawei”-t, në mënyrë që të kufizojë qasjen e tyre në teknologjitë amerikane”, tha Departamenti amerikan i Tregtisë në një deklaratë.

Uashingtoni kërkon të parandalojë dominimin e “Huawei”-t dhe furnizuesve të tjerë kinezë në tregun e ri të teknologjisë dhe në rrjetin 5G.

“Huawei” akuzohet se ka përdorur filialet e tij ndërkombëtare për të anashkaluar sanksionet, të vendosura për shkak të sigurisë kombëtare, në funksion të lidhjeve të supozuara të kompanisë me qeverinë kineze, të cilat “Huawei” i mohon./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTUNIZI – MSH: Situata e COVID-19 në vend serioze
Artikulli tjetërEBA – Kushner: Riadi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin