Ballina Bota

POLONI – Ekonomia hyn në recesion

VARSHAVË, 17 gusht /ATSH-PAP/ – Ekonomia polake ka hyrë në një recesion teknik duke regjistruar një rënie të PBB-së për dy tremujorë radhazi, raportoi sot e përditshmja polake e biznesit ”Puls Biznesu”.

E përditshmja theksoi se në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB ra me 8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, siç raportohet edhe nga Zyra Qendrore polake e Statistikave (GUS).

”Puls Biznesu” vuri në dukje se ky është recesioni i parë që nga transformimi ekonomik i vitit 1989 dhe se ekonomia polake arriti të shmangë recesionin edhe gjatë krizës financiare të vitit 2008.

“Rënia e PBB-së në vetvete nuk është një tronditje”, shkruante gazeta.

“Përballë pandemisë, shumica e vendeve të Europës dhe pjesa tjetër e botës, përfshirë Poloninë, vendosën të luftojnë përhapjen e virusit duke ngrirë ekonominë. Tani bllokimi është duke korrur atë që u mboll”, thekson gazeta./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkelën protokollet antiCovid/ Gjobiten me nga 1 milion lekë katër pronarë lokalesh në Korçë
Artikulli tjetër109-vjetori i vrasjes së Petro Nini Luarasit/ Meta: Kontribuoi për ndriçimin dhe edukimin e popullit shqiptar