Ballina Bota

LIBAN – Parlamenti ratifikon gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut

BEJRUT, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Parlamenti libanez ratifikoi sot gjendjen e jashtëzakonshme, e deklaruar në Bejrut pas shpërthimit shkatërrues në port që nxiti zemërimin e popullatës.

E kryesuar nga kreu i Parlamentit, Nabih Berri, në detyrë që nga viti 1992, seanca parlamentare miratoi zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme, e shpallur për dy javë nga qeveria, pas tragjedisë.

Ratifikimi i gjendjes së jashtëzakonshme u jep të drejtën autoriteteve të shtypin çdo veprim që shihet si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Pas votimit të deputetëve, mbeti e paqartë nëse gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi sot apo nëse konsiderohet në fuqi që nga 5 gushti./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Martin: Marrëveshja post Brexit një domosdoshmëri absolute
Artikulli tjetërVeliaj: Virusi është diçka e vërtetë, nuk kursen as ata në gjendje të mirë shëndetësore dhe as moshat e reja