IRLANDË – Martin: Marrëveshja post Brexit një domosdoshmëri absolute

BELFAST, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri i ri irlandez, Micheal Martin tha sot se ka rënë dakord me homologun e tij britanik, Boris Johnson, për domosdoshmërinë absolute të përfundimit të një marrëveshje të tregtisë së lirë post Brexit midis Londrës dhe Bashkimit Europian, pavarësisht mungesës së përparimit në negociata.

“Të dy ramë dakord për domosdoshmërinë absolute të përfundimit të një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të ishte pa tarifa dhe kuota”, tha Martin për televizionin irlandez RTE,

“Kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për BE-në, Britaninë e Madhe dhe bizneset që ndodhen në ishullin e Irlandës “, shtoi ai.

Mosarritja e marrëveshjes do të ishte shumë e rrezikshme për Republikën e Irlandës, që kufizohet me provincën e Irlandës së Veriut, ku Londra kërkon me çdo kusht të shmangë kthimin e një kufiri fizik midis dy Irlandave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.