Ballina Flash

FSDKSH, 255 kontrolle në 6 muajt e parë të vitit

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Edhe në periudhë pandemie monitorimi i subjekteve të kontraktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor nuk është ndërprerë.

Specialistët e FSDKSH kanë informuar së janë realizuar 255 kontrolle në 6 muajt e parë të 2020 dhe 7.780.884 lekë penalitete të vendosura. Sipas tyre, vijon monitorimi periodik me zero tolerancë ndaj shkeljeve kontraktuale dhe abuzimeve me skemën e rimburësimit.

“Kontrollet e realizuara gjashtë muajt e parë të 2020: Kontrolli Mjekësor 800,648, Kontrolli Parësor 1,080,648 vizita të kryera në 57 qendra shëndetësore, Kontrolli Spitalor 1,873,707 në 4 spitale, kontroll farmaceutik 4,025,881 në 59 farmaci”, bën të ditur Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor.

z.tosku//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Netanyahu: Normalizimi i marrëdhënieve Izrael-EBA një ditë historike
Artikulli tjetërDUBAI – EBA: Marrëveshja me Izraelin një hap i guximshëm drejt zgjidhjes me dy shtete