MOSKE, 11 gusht /ATSH-AA/ – Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë duke u ulur 34,8% në periudhën janar-qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Shërbimit Federal Doganor të Rusisë, vëllimi i eksportit të naftës në vend në 6 muajt e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, u zvogëlua 2,6% duke arritur në 125 milionë tonë.
Në periudhën në fjalë edhe të ardhurat nga eksporti i naftës ranë në 39 miliardë dollarë me një ulje prej 34,8%.
Të ardhurat e vendit nga eksporti i naftës edhe vitin e kaluar në krahasim me një vit më parë kishin shënuar ulje për 6% duke arritur në 121 miliardë dollarë.
Eksporti i naftës dhe gazit natyror përbëjnë rreth 40% të buxhetit federal të Rusisë./ /os/





















