Ballina Flash

FUTBOLL – Bufon: Do të më duhet që Pirlon ta thërras… shef!

TORINO, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Tani e tutje më duhet ta quaj shef, ishte batuta e portierit juventin Gianluigi Buffon për ish-kolegun e tij Andrea Pirlo, i zgjedhur tashmë trajner i Juventusit.

“Paç fat Andrea për këtë sfidë të re!”, shkroi Buffon në Twitter, ku poston edhe një foto me Pirlon.

Pirlo dhe Buffon kanë ndarë shumë aventura në fushë.

”Vendimi për t’ia besuar udhëheqjen teknike të Juventusit Andrea Pirlos bazohet në besimin se ai ka atë që duhet për të udhëhequr”, shtoi Buffon.

Juventus nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me ish-mesfushorin e tij. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHidhen themelet për rindërtimin e banesës së Myrteza Hykës në Kodër Kashar/ Veliaj: Çdo orë puna nuk ndalet
Artikulli tjetërRindërtimi/ Shemben dy pallate 5-katëshe në Hamallaj