Ballina Bota

LIBAN – Dorëhiqet ministrja e Informacionit

BEJRUT, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdel Samad njoftoi sot dorëheqjen e saj, ndërkohë që liderët botërorë po përgatitën për një takim virtual për mbledhje fondesh pas shpërthimit masiv vdekjeprurës i kësaj jave në Bejrut.

“I kërkoj falje të gjithë libanezëve, të cilëve nuk ishim në gjendje t’u përmbushim aspiratat e tyre. Ndryshimi është bërë i pamundur dhe meqenëse realiteti nuk përputhet me ambicien dhe pas tmerrit të katastrofës së Bejrutit, unë paraqes dorëheqjen time nga qeveria”, tha ajo në një deklaratë televizive sot.

Abdel Samad është ministrja e dytë që jep dorëheqjen nga qeveria këtë javë.

Një ditë para shpërthimit, ministri i Jashtëm i Libanit, Nassif Hitti, dha dorëheqjen për të protestuar kundër performancës së dobët të qeverisë./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Rowhani: Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë deri në janar 
Artikulli tjetërTë pushosh pranë natyrës/ ATSH sjell foto nga Çajupi turistik