KABUL, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Në ditën e dytë të Asamblesë së Madhe afgane, komisionerët kërkuan nga të dy palët e konfliktit që të zbatojnë një armëpushim të pakushtëzuar, para bisedimeve interafgane të paqes, tha sot Abdullah Abdullah, kreu i asamblesë triditore.
“Të 50 komisionerët, gjithashtu, mbështetën lirimin e 400 të burgosurve të mbetur talebanë, të dënuar për krime të rëndë”, deklaroi Abdullah, i cili është edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Pajtimit.
“Lirimi i 400 të burgosurve të mbetur talebanë do të jetë pengesa e fundit para bisedimeve të shumëpritura për paqen”, shtoi ai.
Sipas Abdullah, komisionerët i bënë thirrje qeverisë, gjithashtu, që të mbështesë fuqimisht arritjet prej gati dy dekadash në lidhje me të drejtat e grave dhe lirinë e shtypit./ /ervo/













