Ballina Bota

PARIS – Franca goditet nga vala e të nxehtit

PARIS, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Pothuajse gjysma e territorit kontinental francez ishte sot në gatishmëri zyrtare për shkak të një valë të nxehti, me Shërbimin Kombëtar të Motit që paralajmëroi për temperatura lokale deri në 42 gradë Celcius.

“Qytetarët të qëndrojnë të freskët, të pijnë shumë ujë dhe të shmangin ushtrimet fizike, edhe nëse janë të rinj dhe të shëndetshëm”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Vala e të nxehtit pritet të jetë veçanërisht e pakëndshme për qytetarët në dhjetëra qytete, ku përdorimi i maskave sanitare është bërë i detyrueshme, për të frenuar përhapjen e infektimeve me COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antiCovid/ AKU kryen 405 inspektime, merret masë administrative për një biznes
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Gjiri i Filikurit, parajsa e fshehur mes kaltërsisë së Rivierës shqiptare