Ballina Bota

HOLANDË – Rutte: Të shmangim një izolim të dytë

AMSTERDAM, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte u bëri thirrje holandezëve të ndjekin rregullat për të parandaluar përhapjen e COVD-19, me qëllim shmangien e një izolimi të dytë.

“Ne duhet të shmangim një izolim të dytë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku”, tha Rutte, duke ia drejtuar vërejtjet e tij veçanërisht të rinjve.

“Ndiqni rregullat ose, së shpejti, të gjithë do të mbetemi të mbërthyer në shtëpi”, shtoi ai.

Kryeministri paralajmëroi, gjithashtu, turistët të shmangin vendet e tejpopulluara në Amsterdam, duke theksuar se ekzistonte një rrezik i konsiderueshëm i përhapjes së virusit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkti Normativ/ 800 milionë lekë për rrugën Ersekë-Leskovik
Artikulli tjetërMarrëveshja me Caritas/ Rikonstruksion dhe rindërtim për 100 banesa, mbështetje financiare për 334 familje