Ballina Bota

OSLO – Norvegjia forcon rregullat për anijet turistike

OSLO, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Norvegjia do të forcojë përkohësisht rregullat për anijet turistike, duke ndaluar ato me më shumë se 100 persona të ankorohen në portet norvegjeze, pas rasteve të reja të infektimit me COVID-19 në një anije turistike.

“Ndalimi do të zbatohet për të paktën 14 ditë”, njoftoi qeveria.

Njoftimi i qeverisë erdhi pasi linja norvegjeze e transportit detar “Hurtigruten” raportoi se kishte pezulluar përkohësisht të gjitha lundrimet për tri anijet e saj turistike, pas një shpërthimi rastesh me COVID-19 midis pasagjerëve dhe ekuipazhit.

“Ne duhet t’i marrim këto masa të nevojshme për të ndaluar përhapjen e infeksionit në Norvegji”, tha Bent Hoie, ministri i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.

Anijet në lundrim e sipër do të lejohen të vazhdojnë udhëtimet, por pasagjerët dhe ekuipazhi nuk do të lejohen të lënë anijen deri në destinacionin përfundimtar./ /ervo/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Conte: Ura e Gjenovës një simbol i Italisë së re
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Durrësi “pushtohet” nga turistët