ATHINË, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Politikani kryesor gjerman për postin e kancelarit, Armin Laschet, bëri thirrje sot për një zgjidhje nga ana e Bashkimit Europian për problemin e refugjatëve me të cilin po përballet Greqia, në krahun juglindor të Bllokut.
“Refugjatët po hyjnë në tokën greke, por, gjithashtu, po vënë këmbë edhe në tokën europiane”, tha kryeministri i shtetit gjerman të Rhine Westphalia-s së Veriut, gjatë një vizite në Athinë, ku zhvilloi bisedime me kryeministrin grek, Kyriakos Micotaqis.
“Kriza e refugjatëve mund të zgjidhet vetëm me një veprim të përbashkët europian”, shtoi politikani kristiandemokrat.
Italia, Malta, Spanja, Greqia dhe Qipro kërkojnë një mekanizëm detyrues në të gjithë Bllokun prej 27 anëtarësh për rishpërndarjen e refugjatëve që mbërrijnë në brigjet e tyre.
Këto vende kundërshtohen nga Hungaria, Republika Çeke, Polonia, Estonia, Letonia, Sllovakia dhe Sllovenia, që e kanë theksuar refuzimin e tyre të rishpërndarjes në një letër drejtuar KE-së, që do të parashtrojë propozime të reja në shtator./ /ervo/












