Ballina Flash

SOFT NEWS – Dëmton statujën e paçmuar për një… selfie!

ROMË, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Një turist austriak dëmtoi një skulpturë me vlera të paçmuara të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso), njoftoi kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.

“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”, përfundon ai./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kina investime rekord për hidrokarburet
Artikulli tjetër“Mund të derdhësh lot pse iku ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi”/ Rama falënderon për mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të nënës