Ballina Bota

BRUKSEL – BE rindalon hyrjet nga Algjeria 

BRUKSEL, 29 korrik /ATSH-DPA/- Algjeria do t’i nënshtrohet sërish masës së ndalimit të udhëtimit në BE, pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin e Afrikës së Veriut, njoftuan sot disa diplomatë të BE-së.

“Ambasadorët e BE-së në Bruksel ranë dakord të rivendosin kufizimet për banorët algjerianë, edhe pse masa pritet ende të nënshkruhet zyrtarisht, të enjten, nga 27 vendet anëtare të Bllokut”, thanë burimet.

Algjeria ka regjistruar një prirje në rritje të numrit të infektimeve të reja me COVID-19, në javët e fundit.

Zhvillimet kanë nxitur qeverinë që të vendosë masa bllokimi dhe shtetrrethim gjatë natës në 29 nga 48 provincat e vendit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Londra porosit 60 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19
Artikulli tjetërMeta i dorëzon kupën ekipit kampion “FK Tirana”