Ballina Bota

ATHINË – Greqia zgjeron përdorimin e detyrueshëm të maskave mbrojtëse

ATHINË, 28 korrik /ATSH-AA/ – Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile dhe Administrimit të Krizave, Nikos Hardalias tha sot se vendi duhet të mësojë të jetojë me maska ​​mbrojtëse për fytyrën, pasi njoftoi se përdorimi i detyrueshëm i maskave do të shtrihet edhe për në vendet më të mbyllura publike.

“Ne do të duhet të mësohemi të jetojmë me përdorimin e maskave”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ministri sqaroi se, nga e mërkura, do të kërkohet përdorimi i maskave ​​edhe para hyrjes në dyqane, institucione të shërbimeve publike, banka, ndërtesa të bashkisë, parukeri, qendra estetike etj.

Deri më tani, maskat mbrojtëse ishin të detyrueshme në transportin publik, taksi, supermarkete, spitale, qendra shëndetësore dhe diagnostikuese, ashensorë, avionë, si edhe për personelin e shërbimit në restorante, kafene dhe lokale.

Gjoba për mospërdorimin e maskës është 150 euro./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet kushtetuese, Shameti: Plotësisht e mundur të kemi koalicione politike brenda të njëjtës listë
Artikulli tjetërJAPONI – “Nissan” pret 6,35 miliardë dollarë humbje për shkak të pandemisë