Ballina Bota

COVID-19 – Hong Kongu mbyll edhe restorantet

HONG KONG, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Hong Kong ndaloi sot edhe ngrënien në restorante, në mes të një valë të tretë të koronavirusit, që ka rezultuar në qindra raste të reja.

Masat e reja, të miratuara nga Këshilli Ekzekutiv në një mbledhje të jashtëzakonshme, gjithashtu detyrojnë mbajtjen e maskave në të gjitha hapësirat publike, jashtë dhe brenda, raportoi televizioni kombëtar i Hong Kongut.

”Hong Kong raportoi rreth 140 raste të reja sot dhe vdekjen e 20-të të lidhura me sëmundjen”, sipas gazetës ”Ming Pao”.

Sot ishte dita e gjashtë rresht e rritjes së infeksioneve në Hong Kong, që pak kohë më parë ishte lavdëruar për mbajtjen nën kontroll të shifrave në lidhje me koronavirusin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/7/2020
Artikulli tjetërCOVID-19/Mbi 3 mijë raste aktive në Kosovë