MV – Rritje negative natyrore e popullsisë dhe plakje e saj

SHKUP, 25 korrik /ATSH-MIA/ – Sipas vlerësimit të numrit të popullsisë, në fund të vitit të kaluar Maqedonia e Veriut kishte 2 076 255 banorë, thënë ndryshe 7 083 persona më
shumë krahasuar me vitin 2014 dhe 23 533 persona më shumë krahasuar me
vitin 2009.

Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, shënohet rritje e vazhdueshme e të huajve të zhvendosur. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se gjatë periudhës së njëjtë numri i fëmijëve të lindur është ulur, ndërsa i të vdekurve është rritur.

Për sa i përket strukturës së moshës, popullsia e Maqedonisë së Veriut po plaket gjithnjë
e më shumë.

Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, pjesa e popullsisë së re (0-14 vjeç) në përgjithësi u ul nga 17,7 në 16,2% dhe pjesa e popullsisë së moshuar (65 vjeç e lart) u rrit nga 11,6% në 14,5%.

Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2019, ESHS ka vërejtur se numri i
lindjeve është ulur 16,2%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar u regjistruan në
vend 19 845 lindje dhe 20 446 vdekje, që do të thotë se rritja natyrore është negative dhe arrin në minus 601./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.