AUSTRI – Forcohen rregullat e hyrjes në vend

VJENË, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Udhëtarët të cilët mbërrijnë në Austri nga pikat e nxehta të globit me Covid-19 do të duhet të japin rezultate më të fundit të testimit pas hyrjes në vendin europian, sipas një rregulloreje të re nga Ministria austriake e Shëndetësisë,  që do të hyjë në fuqi të hënën.

Ndërsa testet e koronavirusit të ri, që ishin deri në katër ditë të vjetra janë pranuar deri tani, kjo kohë tani do të shkurtohet në tre ditë.

Ministria publikoi një listë me 32 destinacione me rrezik të shtuar të infeksionit, pasi konkludoi se rritja e fundit e rasteve në vend ishte e lidhur pjesërisht me të ardhurit nga jashtë.

Personat që vijnë në Austri nga këto 32 destinacione duhet të tregojnë një test negativ të virusit në kufi ose të bëjnë një test brenda dy ditësh pas hyrjes në vend./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.