Ballina Bota

ITALI – Rishfaqje e ngadaltë e Covid-19

ROMË, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Koronavirusi po rishfaqet ngadalë në të gjitha zonat e Italisë dhe gjatë 24 orëve të fundit vetëm një rajon, ai i Valle d’Aostas ka regjistruar zero raste të reja.

Pozitivët janë 306 dhe viktimat 10, më pak se mesatarja e korrikut, por shqetësimi është se shpërthimet që përhapen në të gjithë gadishullin.

”Edhe për gjurmimin e të infektuarve nuk duket se është e mundur të mbështetesh tek aplikacioni ‘Immuni’, i shkarkuar nga 12% e atyre që kanë një smartfon”, sipas ministres së Inovacionit Paola Pisano.

Rajoni i Lombardisë mbetet ende më i prekuri nga Covid-19.

Problemi është edhe shpërthimi i ri nga rastet e rihyrjes në vend nga jashtë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/7/2020
Artikulli tjetër“Partizani”: Kristi Kote fiton betejën ndaj COVID-19