Ballina Bota

BERLIN – Lagarde: Miratimi i planit të rimëkëmbjes, shenjë e një BE-je që bashkohet dhe progreson

BERLIN, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde përshëndeti sot miratimin e një plani historik rimëkëmbjeje të ekonomisë europiane përballë krizës së koronavirusit, shenjë, sipas saj, e një BE-je që bashkohet dhe progreson.

“Marrëveshja e miratuar sot nga Këshilli i Europës tregon që, kur kjo është e nevojshme, BE bashkohet dhe progreson për të ndihmuar popujt europianë”, theksoi Largarde në një mesazh në Twitter.

Ajo falenderoi drejtuesit europianë për rezistencën dhe vendosmërinë e këtyre ditëve të fundit dhe theksoi se Bashkimi Europian mund të luftojë efektet ekonomike të kësaj pandemie vetëm duke punuar së bashku.

Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan sot një paketë historike stimulimi prej 750 miliardë eurosh për të mbështetur ekonomitë e tyre të goditura nga kriza e koronavirusit, bazuar për herë të parë në një borxh të përbashkët.

Deri tani, BQE ka qenë në linjën e parë në nivel europian për të mbështetur ekonomitë e Unionit.

Instituti monetar i Frankfurtit ka zhbllokuar këto muajt e fundit në total 1 350 miliardë euro për blerjet e borxheve në tregje, të cilat duhet të zgjasin deri në qershor 2021./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Rikthehet vendosja e detyrueshme e maskave në vendet e mbyllura publike
Artikulli tjetërKonsensus i gjerë për miratimin e “5 qershorit”/ Rama: Apel Bashës të vazhdojmë punën së bashku në Këshillin Politik