Ballina Bota

INDI – Numër rekord infeksionesh të reja me Covid-19

NJU DELHI, 20 korrik /ATSH-DPA/ – India ka regjistruar 40 425 raste të reja të koronavirusit të ri dhe 681 vdekje, në një kapërcim rekord njëditor në vend, treguan të dhënat e qeverisë.

”Rastet e reja vendosin numrin e përgjithshëm në Indi, ndër më të goditurat nga pandemia, në 1 118 043”, theksoi Ministria federale e Shëndetësisë në faqen e saj të internetit.

Vdekjet e fundit e çojnë në 27 497 numrin total.

”Shkalla e vdekshmërisë Covid-19 në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë, aktualisht është në 2,49 % që është ndër më të ulëtat në botë”, theksoi ministria.

Shkalla e infeksioneve është duke u rritur me ritmin e saj më të shpejtë, pasi India filloi të lehtësojë bllokimin në mes të majit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRegjistër i posaçëm për identifikimin e pronarëve përfitues të bizneseve të regjistruara
Artikulli tjetërUjësjellës i ri në Malësi të Madhe, përfitojnë 7.375 banorë të Bajzës dhe 18 fshatrat përreth