Ballina Flash

HAPËSIRË – Lëshohet sonda e parë arabe drejt Marsit

DUBAI, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Emiratet e Bashkuara Arabe festuan sot lëshimin e anijes së tyre ”Al-Amal” (”Shpresa”) në planetin Mars, misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab.

Pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq, ngritja e sondës e kryer nga një hedhës japonez nga qendra hapësinore ”Tanegashima” në Japoninë Jugperëndimore, u përshëndet nga EBA.

Entuziazmi mbretëronte në Qendrën Hapësinore ”Mohammed bin Rashid”, që drejtoi projektin mbi të cilin punuan rreth 450 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin nga EBA.

”Al-Amal” pritet të arrijë në orbitën e Marsit në shkurt 2021, me rastin e 50-vjetorit të bashkimit të EBA-s./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit/ 4 anije tregtare të ankoruara, po përpunohen 15 270 tonë mallra
Artikulli tjetërMOTO GP – Marc Marquez i nënshtrohet operacionit pas përplasjes