Ballina Bota

TEHERAN – Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas

TEHERAN, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Pas më shumë se gjashtë muajsh, Irani dorëzoi në Paris, për analiza të mëtejshme, kutitë e zeza të avionit të kompanisë ”Ukrainian International Airlines’, që u qëllua gabimisht nga forcat iraniane.

”Analiza do të fillojë të hënën”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Mohsen Baharvand.

Më 8 janar, ky avion u nis drejt Kievit, kur u qëllua gabimisht nga forcat iraniane, menjëherë pasi u nis nga Teherani.

Të gjithë 176 personat në bord u vranë.

Organi i hetimit të aksidenteve ajrore në Francë, BEA, konfirmoi në qershor se Irani kishte kërkuar ndihmën e tij teknike për të riparuar kutitë dhe për të shkarkuar të dhënat e tyre.

Javën e kaluar, autoriteti iranian i aviacionit shkruajti në raportin e tij të fundit se rrëzimi i fluturimit ishte për shkak të një “gabimi njerëzor”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Edhe liderët hanë… patate të skuqura!
Artikulli tjetërThaçi pas intervistimit në Hagë: Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së