Ballina Flash

Shqipëri-Kosovë thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me homologun e saj, ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, Ramë Likaj.

Gjatë takimit, të dy ministrat biseduan mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij.

Ministrja Shahini tha se “për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor”.

“Na pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ja dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë”, shprehet ndër të tjera Shahini./k.s/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 83 të shëruar dhe 132 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetër“Koalicionet do jenë”/ Hyseni: Me lista 100% të hapura, përfaqësimi gjinor do ishte i mangët