Ballina Bota

POLONI – Duda rizgjidhet president

VARSHAVË, 13 korrik /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda fitoi zgjedhjet presidenciale në Poloni me 51,21% të votave, pas numërimit të 99,97% të votave në të gjithë vendin.

Pasi paraqiti rezultatet nga 99,97% e vendvotimeve të hënën në mëngjes, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (PKW) njoftoi se presidenti në detyrë, Andrzej Duda mori 51,21% të votave në balotazhin e djeshëm të zgjedhjeve presidenciale.

Konkurrenti i tij, Rafal Trzaskowski, fitoi 48,79% të tyre.

Kreu i PKW, Sylwester Marciniak tha se rezultatet nuk kishin gjasa të ndryshonin edhe pasi të llogariteshin të gjitha votat./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Fillojnë zgjedhjet triditore parlamentare
Artikulli tjetërMJEKËSI – Covid-19 sulmon edhe zemrën