Ballina Flash

FOTOGALERI/ Thethi, bukuria e rrallë e Alpeve shqiptare

TIRANË, 11 Korrik/ATSH/ Bukuritë e papërsëritshme të Thethit, fshatit malor në zemër të Alpeve Shqiptare, e bëjnë Thethin atë të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Në Theth turistët mahniten me bukuritë natyrore të bjeshkëve të veriut, të cilin e zgjedhin për të kaluar disa ditë pushimi larg zhurmave të qytetit dhe përditshmërisë.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh e pyllëzuar dhe e ruajtur mirë nga dëmtimet./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Radev i kërkon dorëheqjen qeverisë
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Kanoet, atraksion i ri turistik dhe sportiv në Lezhë