Ballina Flash

FUTBOLL – Milan shtyn ëndrrën e Juventusit për titullin

MILANO, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Juventus i ”kishte duart” te titulli, por në gjashtë minuta Milani ndryshoi historinë e mbrëmjes duke i bërë një favor të madh Lazios.

Pas gjysmës së parë të lojës, skuadra e Sarrit në fillim të pjesës së dytë shënoi dy herë me anë të Rabiot dhe Cristiano Ronaldo.

Por kjo nuk i pengoi kuqezinjtë, të përmbysnin me katër gola me anë të Ibrahimoviç, Kessie dhe Leao, për ta mbyllur ndeshjen 4-2 me anë të Rebiç.

Pra, ndërsa Milan kapërcen Romën dhe Napolin në vendin e pestë për një natë, Juventusi është shtatë pikë më shumë se Lazio që humbi me Lecen 1-2./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Arrin në 12 084 numri i viktimave nga COVID-19
Artikulli tjetër“Zbatoni rregullat antiCOVID”/ Apeli i mjekes: Shprehje e respektit për jetën dhe e mirënjohjes për bluzat e bardha