NJU JORK, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Kina nënshkroi Traktatin mbi Tregtinë e Armëve (TCA), njoftoi në një komunikatë ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun duke përshëndetur këtë provë të re të lidhjes së Pekinit me multilateralizmin.
“Ky anëtarësim ilustron vendosmërinë dhe sinqeritetin e Kinës për të mbajtur një regjim ndërkombëtar të kontrollit të armëve, për të mbështetur multilateralizmin dhe për të krijuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, theksoi ai.
Komunikata thekson se Kina lejon eksportet e armëve vetëm në shtetet sovrane dhe jo aktorët jo-shtetërorë. Sipas procedurës së traktatit, TCA do të aplikohet në Kinës pas 90 ditësh.
Kina është prodhuesi i dytë i armëve në planet dhe e kishte njoftuar më 22 qershor vendimin për t’iu bashkuar TCA-së.
Me këtë vend, Traktati numëron tashmë 107 shtete pjesëmarrëse.
TCA u miratua në 2013 nga OKB dhe hyri në fuqi vitin e ardhshëm. Ai parashikon që secili vend nënshkrues duhet të vlerësojë para çdo transaksioni nëse armët e shitura rrezikojnë të jenë përdorur për anashkaluar një embargo ndërkombëtare, në përfitim të kriminelëve ose për të shkelur të drejtat e njeriut./ /ec/












