Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Google shtyn hapjen e zyrave

KALIFORNI, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Kompania Google ka shtyrë rihapjen e zyrave të saj në SHBA me dy muaj, pra deri në muajin shtator, për shkak të rritjes së re të infeksioneve në disa shtete amerikane.

”Të gjitha zyrat e SHBA-së do të qëndrojnë të mbyllura deri në të paktën 7 shtator”, theksoi kompania në një komunikim të brendshëm, referuar nga ”Bloomberg”.

Sipas planeve të mëparshme, të njoftuara nga CEO Sundar Pichai në maj, rihapja duhej të kishte filluar më 6 korrik, me kufizime në 10% të kapacitetit të zyrave.

“Megjithëse kushtet ndryshojnë nga shteti në shtet, ne duhet të shohim që këndvështrimi i SHBA-së në tërësi është i qëndrueshëm para se të ecim përpara’’, shkruajti në shënim Chris Rackow, nënkryetar i sigurisë globale.

“Siç tregojnë të dhënat e kohëve të fundit, Covid-19 është ende shumë aktiv në komunitetet tona”, shtoi ai.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni dënon manovrat ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore
Artikulli tjetërCOVID-19/ Aktori Vasili apel qytetarëve: Vendosni maskat dhe respektoni distancimin social, frenimi i epidemisë është në dorën tonë