MADRID, 3 korrik /ATSH-AA/ – Reali i Madridit mposhti skuadrën e Getafes me rezultatin 1:0 të enjten duke thelluar avantazhin në garën për titullin spanjoll të La Ligës këtë sezon kundër Barcelonës, rivalit të tyre dhe skuadrën më të afërt në renditje.
Sergio Ramos, kapiteni spanjoll i Real Madrid, shënoi golin e fitores nga pika e bardhë në minutën e 79-të të ndeshjes së javës 33.
Kryesuesit e tabelës në La Liga, Real Madrid, tani kanë 74 pikë në renditje, duke thelluar hendekun e pikëve në katër kundër Barcelonës, e cila zë vendin e dytë.
La Liga do të përfundojë brenda pesë javësh./ /os/