Ballina Flash

SHBA – Shiten atletet për…. 162 500 dollarë

NJU JORK, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Një palë atlete të bardha, të punuara me dorë nga bashkëthemeluesi i “Nike”, Bill Bowerman në fillim të viteve 1970, u shitën për 162 500 dollarë në një ankand në Nju Jork, deklaroi kompania e ankandit, “Sotheby’s”.

Bowerman ishte trajner në universitetin e Oregon kur krijoi “Waffle Spike Shoes” për garuesin John Mays.

Ai i përdori atletet për të provuar gomën, një model i frymëzuar nga hekuri i bashkëshortes së tij.

Çmimi përfundimtar i paguar nga një blerës anonim tejkaloi vlerësimin fillestar të “Sotheby” prej 150 000 dollarësh./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Mbi 627 000 raste me COVID-19
Artikulli tjetërLa sezonin përgjysmë, “Skënderbeu”: Ndecky u largua me mirëkuptim